8 fitore radhazi, tetë ndeshje pa pësuar asnjë gol, janë shifra fantastike që i dhuruan Juves vendin e dytë në Serie A. Një meritë të madhe për këtë ka trajneri Max Allegri, i cili këtë periudhë ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta, por pavarësisht pengesave ia ka dalë të jetë fitues. Mjafton të shohim ndeshjen e fundit, atë kundër Udineses, ku nuk kishte në dispozicion lojtarë si Bremer, Bonucci, De Sciglio, Pogba, Cuadrado dhe Vlahovic, 3-4 prej tyre janë titullarë.

Vlahovic
Vlahovic

Më në fund për Allegrin vijnë lajme pozitive, Bremer është rikuperuar, pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Napolit, ndërsa lajme të mira vijnë edhe për Pogba e Vlahovic. Sulmuesi serb nuk luan asnjë ndeshje për Juven që nga 25 tetor, ndërsa këtë javë do të nis stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.

Pogba
Pogba

I njëjti diskutim edhe për Pogba. Francezi nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Juven, dëmtimi në gju ka bërë që blerja më e bujshme të mos jetë ende në dispozicion të Allegrit. Mesfushori francez ka nisur stërvitjen me 20 dhjetor, ndërsa këtë javë pritet të bashkohet me grupin. Të dy, Vlahovic dhe Pogba, nuk do të jenë në dispozicion për sfidën kundër Napolit, por më në fund Allegri po sheh pak dritë në fund të tunelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb