Juventusin e pret një fillim viti shumë i vështirë teksa përballet me Napolin më 6 janar, me Romën më 9 janar dhe më pas finalja e SuperKupës përballë Inter me 12 janar, tre sfida “bombë” që pritet të thonë jo pak për objektivat e “Zonjës së Vjetër” këtë sezon. Më 30 dhjetor ekipi do të grumbullohet për të përgatitur këtë fillim viti por trajneri Allegri ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur. Me grupin do të bashkohen Chiellini, Dybala, Chiesa dhe Danilo, katër titullarë.

Chiesa ishte mungesa më e madhe këtë periudhë me sulmuesin “azzurr” që mungon prej afro një muaji si pasojë e një problemi muskulor, shihet si rikthimi më i rëndësishëm pasi është nga të paktët lojtar që mund të zgjidh i vetëm një ndeshje.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dybala, pavarësisht se argjentinasi po përjeton një sezon me ulje ngritje të mëdha. Gjatë kësaj periudhë, pra në fillimin e vitit, Allegri pret me padurim ndonjë dhuratë nga klubi, pret mbi të gjitha një sulmues të ri. Mes emrave të shumtë në skenë del edhe Milik, sulmuesi i Marsejës është një dëshirë e vjetër e Allegrit, janari shihet si mundësia ideale për të vënë në jetë një lëvizje të tillë.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb