Emergjenca e koronavirusit ka çuar në kaos futbollin dhe përjashtim nuk bën as Franca. Në këtë moment të komplikuar ku shumë klube janë në vështirësi, institucionet nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje për sezonin e ardhshëm. Ligue 1 kërkon të nisë sezonin 2020-2021 në fundjavën e 23-24 gushtit dhe ky është vullneti i shumë klubeve që doli pas mbledhjes së djeshme në videokonferencë.

Por situauata sanitare dhe vetë UEFA mund të ndryshojnë çdo gjë. Virusi në Francë është ende në fazë përhapjeje, ndërsa organizata më e madhe e futbollit europian kërkon të shfrytëzojë muajin gusht për të luajtur ndeshjet e mbetura nga Champions League dhe Europa League, raporton “L’Equipe”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb