DURRES

Kurora e gjelbër e qytetit bregdetar vijon të shkatërrohet nga prerja e pemëve që i lënë vend ndërtimit të godinave të larta në një nga zonat më të bukura të Durrësit, në Kodër Vilë.

Fillimisht banorët e zonës  së Kodër Vilës në Durrës nisën një betejë ligjore dhe gjykata e shkallës së parë dha vendim si masë sigurie pezullimin e punimeve per ndërtimin e 4 pallateve. Por nëGjykaten e Apleit ndodhi krejtësisht e kundërta. Banorët akuzojnë drejtpërsërdrejti trupën gjyqësore që mori në shqyrtim këtë vendim.

Banorët e kësaj zone në tre pallate 13 katësh por edhe të shtëpive private prej ditësh protestojnë për shkak se nisja e punimeve sipas tyre do të shkaktonte rrezikun e madh të  shembjes së shtëpive të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb