SHKUP– Për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, mijëra persona protestuan dje në mbrëmje në kryeqytetin e vendit të vogël ballkanik, Shkup si edhe në qytete të tjera kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të amnistuar të gjithë politikanët nën hetim si edhe për të kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme, të vendosura për t’u zhvilluar më 5 qershor.

Të frenuar nga një prani e madhe policore në Shkup, manifestuesit marshuan drejt institucioneve kryesore të vendit duke hedhur sllogane antiqeveritare dhe duke kërkuar dorëheqjen e Ivanovit.

Sidoqoftë, gjatë këtyre protestave nuk u regjistruan incidente.

Një takim i forcave kryesore politike ishte parashikuar për t’u zhvilluar të premten në Vjenë, por që u anulua për shkak të refuzimit të pjesëmarrje nga lideri opozitar socialdemokrat, Zoran Zaev.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: