KORÇË
Reshjet e dëborës kanë vazhduar edhe gjatë natës së djeshme në qarkun e Korçës, ndërsa në zonat mbi 950 metra mbi nivelin e detit janë shoqëruar me erë. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se reshjet e dëborës vijojnë të bien, por me intensitet më të ulët.

Trashësia e dëborës varion nga 2 cm deri në 7 cm në zonën e Voskopojës, Qafës së Qarrit dhe rrugën e Dardhës. Gazetarja raporton se deri më tani nuk ka probleme në rrugët, e kalimi në akset e qarkut të Korçës bëhet pa zinxhirë.

Më tej thuhet se kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve, duke u nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim, ku priten reshje të shtuara dëborë dhe ulje të temperaturave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: