Vijojnë pa ndërprerje reshjet masive të shiut, në mbarë vendin, duke përkeqësuar situatën nga përmbytjet.

Situatë problematike paraqitet në disa qarqe të vendit si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, Elbasan, Librazhd, etj.

Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe rrugë të prishura e shtëpi të “pushtuara” nga uji.

Në Lezhë dhe Librazhd raportohet për rrugë të shkatërruara e të bllokuara nga reshjet masive të shiut. “BalkanWeb” sjell pamje të rrugëve në Lezhë e Librazhd, ku shihet qartë se gjendja e tyre është tejet problematike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Emergjencat Civile ndodhen në terren prej ditësh dhe po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb