Prokurorët holandezë kanë sekuestruar një pjesë toke pranë Amsterdamit që i përket ish-dhëndrit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Parcela e tokës në Duivendrecht është në pronësi të Jorrit Faassen, një biznesmen holandez i cili ishte i martuar me Maria Vorontsova, vajzën e madhe të presidentit rus.

Dokumentet e kadastrës holandeze tregojnë se toka është sekuestruar në kuadër të një hetimi penal.
Faassen, i cili jeton në Moskë, thuhet se është përballur me marrjen në pyetje nga autoritetet në aeroportin Schiphol pas fluturimit për në Holandë kohët e fundit, sipas mediave të huaja.

Të dyja vajzat e Putinit, Maria dhe Katerina, u shtuan në listat e sanksioneve të BE-së dhe SHBA- së në prill 2022, menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb