Vijojnë të rriten infektimet dhe viktimat nga koronavirusi në Itali, duke rikthyer alarmin në vendin fqinj.

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer 124686 testime për koronavirus, nga të cilët 17012 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 141 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar rritje krahasuar me të dielën kur u raportuan 128 të vdekur. Këtë të hënë, në Itali hynë në fuqi edhe masat e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb