Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 2759 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërsa kanë humbur jetën 75 të infektuar dhe 822 janë të intubuar në spital.

Autoritetet greke njoftojnë se dy nga rastet e reja të infektimit janë identifikuar nga kontrollet në kufijtë e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 326 395.

Që nga fillimi i pandemisë, 1986 pacientë janë larguar nga spitalet, pasi kanë fituar betejën me virusin e rëndë. Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 9788 të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb