TIRANË- 927 qytetarë të ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit me masë administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit. Policia Rrugore vijon punën në të gjithë vendin për zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikohen.

Po gjatë ditës së djeshme janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.377 masa administrative.
Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi dhe 4 drejtues mjeti ne gjendje te dehur.

Janë pezulluar gjithsej 31 leje drejtimi, nga këto 4 për alkool, 16 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme. Po kështu janë vendosur 61 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 56 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 194 masa administrative për shpejtësi. Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia deklaron se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb