Turqia do të vijojë kërkimet në Mesdheun Lindor, kësaj radhe në jug të Kretës. Duket se Ankaraja zyrtare është e sigurt për të vijuar kërkimet për gaz dhe naftë përgjatë gjithë kufirit detar me Greqinë.

Zv.presidenti grek, Fuat Oktay thotë se Turqia është në të drejtën e vet pasi kërkimet në jug bazohen në marrëveshjen ekonomike ekskluzive me Libinë, teksa shton se anijet turke do të lundrojnë vetëm në zonat që i lejohet.

Ndërkohë afër ishullit grek Kastellorizo, aty ku po lundron ditët e fundit anija turke ”Oruc Reis” tensionet janë rritur pasi dhe forcat greke janë në gatishmëri.
Tashmë prej kohësh tensionet vijojnë, me Turqinë që synon gazin dhe naftën në Mesdheun Lindor, dhe Greqinë që kërkon mbështetjen e perëndimit për të zmbrapsur anijet turke larg ishujve kufitarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb