TIRANË- Inspektoriati i Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit ka shembur deri më tani 81 objekte në lagjen “Kushtrim” të Vlorës, në kuadër të lirimit të hapësirës për jetësimin e projektit të rrugës “Transballkanike”, që do të lidhë Vlorën me autostradën e Levanit.

Sipas burimeve pranë këtij Inspektoriati mësohet se nga dita e hënë, kur ka filluar puna për shëmbjen e ndërtimeve në Vlorë, konkretisht në Lagjen “Kushtrim”, numri i objekteve që deri më tani janë shëmbur është 81, teska ende nuk është bërë i ditur numri i plotë i objekteve që do të prishen.

Në media është edhe hipoteza se numri i total i objekteve që do të shëmben mund të jetë diku tek 140-150 objekte, por burime pranë këtij Inspektorati kanë përgënjeshtruar këtë shifër, ndërsa kanë theksuar se aksioni në Vlorë do të vijojë deri në ditën kur do të përfundojë lirimi i të gjitha zonave të bllokuara paligjshmërisht, apo dhe zonave ku ndërtimet mund të bien ndesh me projekete publike dhe ku shpronësimi të jetë bërë sipas ligjit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: