FIER-Dy gra nga Marinza kanë marrë ndihmë mjekësore në spital pasi janë paraqitur mëngjesin e së dielës me probleme shëndetësore.
Entela Nushi 39 vjeçe dhe Eglantina Nushi 38 vjeçe, banore të Marinzës ku para disa ditësh shpërtheu gaz nga fontana janë vendosur në regjim spitalor, sipas mjekëve ato u paraqitën në spitalin e Fierit me simptoma tharje fyti, marrje mendsh dhe të vjella.
Entela dhe Eglantina Nushi janë ndier të pafuqishme,me dhimbje koke, e këputje trupore, ndërsa gjatë natës duke u gdhirë e dielë kanë pasur dhimbje barku dhe të vjella. Gratë thonë se shkak është gazi i dalë në atmosferë nga shpërthimi i fonatnës
Bluzat e bardha pohojnë gjithashtu se këto janë raste e para të paraqitjes së banorëve të kësaj zone për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkaq Autoritet lokale ne Fier kane njoftuar banoret se uji është i papjishëm në Marinzë.


(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: