TIRANË

Vijon greva e grave të naftëtarëve të Ballshit, të cilat janë në ditën e 9 të protestës së tyre brenda ambienteve të Uzinës.

Një prej zonjave që pati probleme shëndetësore mbrëmjen e kaluar, Silvana Fejzaj është rikthyer në ambientet e grevës, ndërsa gjendja e të gjithave sa vjen e rëndohet dhe ato kanë simptoma si dhimbje koke e mesi, të vjella, temperaturë, takikardi e shumë shqetësime të tjera.

Gjithsesi gratë deklarojnë se nuk tërhiqen nga kauza. “Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti”, deklaruan ato.

Ato i bënë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje dhe të mos heshtë si dhe të nisë një grup negociator.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: