Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se partia do të presë deri në përfundimin e numërimit të votave për të konfirmuar rezultatin përfundimtar.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka theksoi se procesi i numërimit po vijon dhe se qytetarët duhet të tregojnë durim.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë,” shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb