TIRANA

Tek KZAZ Nr.30 apo shkolla ‘’1 Maji’’ vijon numërimi i votave për kandidatët për deputet. 30 kuti janë numëruar deri tani nga 87 në total.

Nga PS kryeson drejtuesi politik i njësisë, Xhemal Qefalia me 4 mijë e 104 vota, pasuar nga Fatmir Xhafaj me 448 vota.

Nga PD kryeson Oriola Pampuri me 1 mijë e 29 vota, e cila ishte edhe drejtuese politike e kësaj njësie, raporton gazetari Erjon Skëndaj.

Ndërkohë KZAZ Nr.30 përfshin kutitë e votimit nga Zall Herri, Shëngjergji, Zall Bastari, Bërzhita, Krraba dhe Farka.

Kjo ishte KZAZ ku ndodhi edhe përplasja fizike mes 2 vëzhguesve të PD dhe 5 të tjerëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb