Policia e Kurbinit ka arrestuar një 47 vjeçar për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të uniformave blu, burri u kap me 8.3 kilogram kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një 47-vjeçar që tentoi kultivonte bimë narkotike.

Sekuestrohen bimë narkotike dhe 8.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar kontrolle të pandërprera në territorin e qarkut Lezhë. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ bvalkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb