MAT

Operacioni ‘’Gjoçaj’’ në Mat vijon teksa në prangat e Policisë ka rënë edhe një tjetër person.

I arrestuari bëhet personi i 9-të që kapet nga Policia për kultivimin e bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

27-vjeçari G.P, me banin më Fushë-Krujë ishte në kërkim pasi Gjykata e Matit i ka vendosur masë sigure ‘arrest me burg’.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Mat/Vijon operacioni policor i koduar “Gjoçaj”. Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim policor.

Bulqizë/ Arrestohen dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe   kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, gjatë ditës së djeshme  u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit : G.P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ky shtetas  në bashkëpunim me  persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për  veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb