VLORA

Një person tjetër është arrestuar në Vlorë për llogari të operacionit ndërkombëtar antidrogë ”TIBUS”.

Ditën e djeshme 55 persona u arrestuan në Gjermani, Itali dhe Shqipëri. Në Vlorë u arestuan 5 të rinj, ndërsa 30-vjeçari A.V, është i gjashti.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Italia, dhe do të ekstradohet në shtetin fqinj.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”.

Shkon në 6 numri i personave të arrestuar.

Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb