Covid-19 është shtrirë gjerësisht në të gjitha shkollat e qarkut të Beratit, ku çdo ditë regjistrohen mësues të infektuar. Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar “pozitive” 4 mësuese: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bogdan, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe 1 mësuese në shkollën private “Ylli i Mëngjesit”.

Mësohet se mësueset janë infektuar nga kolegët e tyre, që kanë rezultuar më herët të infektuar në këto shkolla. Por edhe pse infektimet mes stafit të mësuesve janë shtuar ndjeshëm, sidomos në disa shkolla 9-vjeçare në zonat rurale, deri tani nuk raportohet zyrtarisht asnjë shkollë e mbyllur nga Inspektoriati i Higjenës dhe DSHP Berat.

Infektimet kanë vijuar ditën e sotme edhe në disa institucione të rëndësishme dhe në Spitalin e Beratit, ku ka pasur edhe ditët e mëparshme raste pozitive me Covid-19. Mes të infektuarve janë: 1 infermiere në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Beratit, 1 punonjës personeli në administratën e Burgut të Beratit dhe 1 polic në DPV Berat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb