Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli ka reaguar me tone të forta kundër Endrit dhe Eriol Braimllarit, duke i cilësuar si “palaço të regjimit” dhe duke i akuzuar për mashtrime dhe shkelje të ligjit në lidhje me çështjen e lobimeve të LSI-së gjatë viteve 2018–2019.

Në reagimin e saj, Memelli thotë se Endrit Braimllari ka firmosur lobime që SPAK i ka cilësuar të paligjshme, gjatë një periudhe kur Ilir Meta ishte President i Republikës dhe jo kryetar partie. Ajo e quan atë “xhepist ordiner” dhe e akuzon për shpifje publike e keqinformim.

Memelli përmend gjithashtu edhe kushëririn e tij, Eriol Braimllari, i cili sipas saj, ka pasur kontakte të shumta me Adrian Shatkun, ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht. Ajo thotë se provat dhe TIMS-i do të dëshmojnë të kundërtën e versionit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb