Vijon prej disa orësh zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat. Fatmirësisht Repartet Zjarrfikëses mundën të lokalizojnë flakët e zjarrit që po i afroheshin banesave duke shpëtuar nga flakët 6 banesa dhe linjën e tensionit të lartë por dhjetëra ha me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.

Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

“Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, -ka thënë Artan Merko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: