SHKODËR

Procesi i votimit për kryetar bashkie vijon normalisht, teksa ka një numër të madh vëzhguesish ndërkombëtarë. Kështu raportoi gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, e vendosur në një objekt ku ndodhen 3 qendra votimi.

“Vijon normalisht votimi. Nuk ka një pjesëmarrje të madhe deri në këto momente. Procesi po vijon i qetë, nuk ka problematika, përveçse në Dukagjin për shkak të motit të keq. Tre njësi janë të bllokuara nga bora dhe nuk dihet nëse do të ketë një votim normal. Ka prani të madhe të vëzhguesve ndërkombëtar”, raportoi Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: