“Ura e Çerenecit në Dibër që është pjesë e rrugës së Arbrit, po shkon drejt përfundimit”, tha sot për ATSH prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu.

“Ura e Çerenecit po shkon drejt përfundimit dhe është një arterie e rëndësishme sepse është pjesë e rrugës së Arbrit”, tha Shehu.

Me tej, prefekti Shehu tha se ura është e gjatë 130 metra dhe me lartësi mbi 30 metra. “Deri më tani janë janë betonuar këmbët e urës dhe po punohet për betonimin e shpatullave anësore”, shpjegon prefekti.

Po ashtu, shton Shehu, trarët janë porositur dhe janë prodhuar dhe paralelisht firma po punon dhe për urën e madhe mbi lumin Drin.

“Dy sonda vazhdojnë punën pa ndërprerë duke betonizuar në thellësinë 15 m dhe janë nën nivelin e ujit 90 pilota të cilat do të mbajnë kolonat e urës”, shpjegon Shehu.

Ai thekson se punimet e urës së Çerenecit do të mbyllet në fund të vjeshtës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb