Pas tranzitit për një ditë në Maldive, BBC raporton se Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar me një fluturim të linjës ajrore saudite për në Singapor.

Presidenti ishte larguar nga vendi ditën e djeshme pas protestave masive për krizën ekonomike në Sri Lankë.

Nuk është e qartë nëse presidenti do të qëndrojë në Singapor apo nëse do ta përdorë edhe atë si tranzit.

Ai më parë ishte zotuar se do të jepte dorëheqjen deri të mërkurën, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ai u largua nga vendi.

Lideri, i cili si president gëzon imunitet nga ndjekja penale, besohet se donte të largohej nga Sri Lanka për të shmangur mundësinë e arrestimit nga një administratë e ardhshme.

Presidenti në detyrë e ka vendosur vendin në shtetrrethim dy ditët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb