Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitchko ka njoftuar se Ukraina është duke bërë të gjithë përgatitjet e mundshme që të lehtësohet jetesa e qytetarëve gjatë dimrit, edhe pse vendi është ende nën sulmet ruse.

Klitschko ka njoftuar se Moska është duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe ujit në Ukrainë, ndaj po merren masa që në rast emergjence të hapen 1 mijë pika ngrohjeje për banorët e kryeqytetit.

“Për shkak të sulmeve me raketa ruse në objektet e infrastrukturës kritike, ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Më e keqja është kur nuk do të ketë fare energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Në këtë rast, ne po përgatisim më shumë se 1000 pika ngrohjeje. Qyteti bleu gjeneratorë elektrikë, sigurioi pajisjen me ujë dhe gjithçka të nevojshme që këto pika ngrohje të përdoren nga njerëzit. Do të jeni në gjendje të ngroheni, të pini çaj, të karikoni telefonat dhe të merrni ndihmën e nevojshme”, thuhet në një llogari ukrainase në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: