Nga: SONILA MUSAJ*
TIRANE – Familja e Stavri Macaj ka vite që jeton me një rrogë prej 300 mijë lekësh të vjetra, e përveç kësaj i duhet të përballet dhe me sëmundjen e të birit, i cili prej 10 vitesh vuan nga epilepsia. Kjo familje detyrohet të blejë ilaçe për kurimin e sëmundjes së 14-vjeçarit dhe një ndër këto ilaçe është dhe “Frisium”, ilaç ky që nuk është i autorizuar për tregtim.
Edhe pse emisioni “Kaktus” e ka ngritur një shqetësim për farmacistët që tregtojnë medikamente pa recetë dhe medikamente që s’kanë autorizim për tu tregtuar, këto të fundit duket se nuk janë “mbushur me mend”. E në fakt s’kanë se si të mbushen kur dhe vetë presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma nuk ka dëshirë të prononcohet.
Gjatë një deklaratë, inspektori i AKBPM Besnik Shamo u shpreh se do të merren masat e duhura për të gjithë këto farmacistë që nuk zbatojnë ligjin.

Familja Macaj ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, por kjo e fundit nuk i ka pritur fare. Edhe pse gazetarja e “Kaktus” kishte rreth 1 javë që kërkonte një prononcim nga Ministria e Shëndetësisë, kjo e fundit ka anashkaluar pyetjet. Emisioni “Kaktus” i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjë të paktën minimumin e punës, tu përgjigjen pyetjeve të qytetarëve dhe të mos rrinë kot nëpër zyra.
(er.nu/kaktus/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: