Elvira Vikhareva, politikania kundërshtare e Putinit është helmuar me metale të rënda si kripëra, të cilat i ka konsumuar muaj më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se në gjakun e Vikharevës u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene. Gëlltitja e tij nga goja ndodh aksidentalisht, ose me vetëdije me qëllim vetëvrasjeje. Helmimi daton disa muaj më parë.

Opozita në një deklaratë për shtyp tha se simptomat e politikanes janë vënë re në fund të nëntorit. Simptomat përfshinin dhimbje të forta stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, gjendje të fikëti dhe rënie të flokëve.

Vikhareva nuk e ka treguar fytyrën e saj në intervistat e transmetuara drejtpërdrejt në muajt e fundit. Kjo thuhet se ishte për shkak se efektet e helmimit patën një ndikim të madh në pamjen e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb