Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 833 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 384 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191 467.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 223 raste të reja pozitiv për një total prej 241 184

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 4 viktima nga koronavirusi (totali 16 675).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 115 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 94 223)

Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 261, për një total prej 67 871 pacientësh të shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: