Krisja e marrëdhënies mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës duket se vazhdon. Së fundmi, mediat kanë publikuar disa mesazhe që pretendohet se Icardi i ka dërguar gruas së tij modele, ku ndahen detaje nga lidhja e saj e dikurshme me Maxi Lopez.

Ikardi dhe Lopez kanë qenë shokë të mirë, por marrëdhënia e tyre u prish prej Wandës. Modelja ishte e martuar me Lopezin në atë kohë, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, por e tradhtoi pikërisht me Icardin.
Mediat argjentinase thonë se Ikardi ja ka kujtuar këtë fakt Wandës, duke nxjerrë detaje të pathëna lidhur me skandalin me Maxi Lopezin.

“Unë të suportova në skandalin e Maksi Lopez, gjithashtu gënjeva për ty dhe ti nuk po më mbështet në këtë gjë. Mendova se ishim të bashkuar, por nuk po ja dalim”.

Aktualisht çifti Icardi-Wanda janë në krisje përshkak të modeles Eugenia Suarez, e cila ka ndërhyrë në mes duke shkëmbyer mesazhe, por dhe puthje me sulmuesin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb