SHIJAK 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në kuadër të fushatës elektorale, ka mbajtur një fjalim në Shijak.

Basha thekson se me fondet e rindërtimit është bërë abuzim i madh, duke shtuar se pas 25 prillit, të gjithë abuzuesit i pret burgu.

https://www.youtube.com/watch?v=OcjXGx92pMk

“Bashkë për ndryshim. Jemi këtu në Shijakun e demokracisë. Faleminderit të gjithëve që jeni energjia për shpresën, bashkimin dhe ndryshimin më datë 25 prill. Kanë qenë tetë vite rrenash, abuzimesh, arrogance dhe tallje me ju. Në ditën më të vështirë, braktisi qytetarët.

Është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit, në kurriz të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Pas 25 prillit, ata që fshihen nëpër skuta të qyteteve, i pret drejtësia, i pret burgu. Shijakasit dhe durrsakët do i japin Ramës ujë në bisht të lugës. Edhe katër vjet të tjera do ishin rrënim total i Shijakut, Durrësit e Shqipërisë. Votoni numrin 9, për ndryshim”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha nënvizoi se koha e Ramës në krye të qeverisë ka mbaruar, duke shtuar se Shqipëria nuk pret dot as katër orë, që të bëjë të mundur që rinia të rrijë këtu e të punësohet në vendin tonë.

“Kjo qendër fisnikësh, që ka bërë histori në themelimin e shtetit shqiptar, të ketë krenarinë e veçantë për historinë që kanë. Fëmijët tuaj nuk do të largohet më nga Shijaku. Kjo sepse qeveria e ardhme do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë bashkë për ndryshim, të largojmë Ramën.

Edi Rama, koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve tuaja kanë mbaruar, prandaj nuk do ketë katër vjet të tjera, as katër orë nuk i duron dot Shqipëria. Bashkë për ndryshim. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Shqipërisë do i hapen negociatat, duke votuar numrin 9. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: