Në vijim të turit me operatorët turistikë në mbarë vendin, takimin e radhës ministrat Blendi Klosi dhe Elva Margariti kanë ndaluar në parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit kërkon rregulla, masa dhe shërbime të reja tha ministri Klosi, teksa e cilësoi si të vështirë këtë sezon, i cili mund të lehtësohet vetëm falë masave që duhet të merren.

“Do të jetë një biznes i vështirë në vitin 2020, por në qoftë se ne ia dalim që të ofrojnë rregulla në plazh, të garantojmë higjienë, të garantojmë mbrojtje nga pandemia mund t’ia dalim që përsëri të krijojmë një sezon të pranueshëm edhe në 2020, packa se është vetëm një sezon mbijetese dhe për të gjitha këto besoj nën drejtim dhe të prefektit ne do të kemi dhe takime të tjera që do ta menaxhojmë ashtu sic duhet sistemin e garantimit të një sezoni turistik të pastër”, tha Klosi.

Nga ana e saj, ministrja e Kulturws, Elva Margariti, tha se ministria e drejtuar prej saj kishte marrë te gjitha masat per ofrimin e ëes se re te çmimeve, e cila perfshin vlera simbolike per vizitoret ne parqet arkeologjike dhe muzete e vendit, duke stimuluar ne kete menyre turizmin lokal.

“Dhe ne si Ministri Kulture kemi dalë me një ëë të re ofertash që vihen në vijim edhe të bisedave të bëra me të gjithë së bashku tur operatorët edhe për t’ju gjendur më afër ju sepse mendojmë se ky është momenti kyc nmomenti më i duhur që t’ju gjendemi pranë, pasi mendojmë fort që ky vit të kemi gjithmonë e më tepër një turizëm local e ndoshta do të kemk më pak turistë të huaj, megjithatë dhe në mmomentinm që do të kemi turistë të tjerë të huaj, ne do t’I përgjigjemi me shërbime të reja në sitetet tonaOperatoret turistikë ne te gjithë vendin nuk jane optimist per sezonin turistik te kesaj vere, teksa shpresa e vetme jane turistet vendas”, u shpreh ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb