Katër rastet e reja në Korçë që u konfirmuan edhe sot nga Ministria e Shëndetësisë janë kontakte të personave të infektuar me parë ne këtë qytet por dhe në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për kontakte të personave të fundit që kanë rezultuar me këtë virus ndërsa nga mjekët epidemiologë po punohet intesivisht për izolimin e kontakteve si dhe shkëputjen e zinxhirit te transmetimit.

Edhe qyteti i Pogradecit shënoi një rast ditën e sotme, kontakt i afërt i personave të tjerë të infektuar më herët. Numri i të infektuarve në qarkun e Korçës, në total shkon në 46.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: