Vijon zjarri në masivin e gështenjave në Tropojë.

Deputeti i PD-së Isuf Çelaj ka publikuar pamje nga zjarri, teksa shkruan se me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv.

Ai bën apel për masa urgjente nga institucionet shtetërore.

“?Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështenjave në fshatrat Gri e Gegëhysen të Tropojës!
❗️Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv!

?Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror!

❗️Gështenja është pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka shërbyer dhe u shërben këtyre banorëve për tu ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj!

  • foto galeri
  • foto galeri

?Thirrja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e t’ju shkojnë në ndihmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre!

❗️Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve! ???”, shkruan Çelaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb