Vijon të jetë aktiv zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zone e mbrojtur.

Ajo çfarë dihet deri në këto momente është se në terren janë më shumë se 5 mjete zjarrfikëse, ndërkohë që është ndërhyrë edhe nga ajri.

Në zonë po ndërhyjnë punonjës të ADZM, punonjës të shërbimeve publike e dhjetëra zjarrfikëse.

Zjarri, i cili ka rënë në kufi me Greqinë, ka agravuar edhe më tej, për shkak të erës, ndërkohë që po ndërhyhet edhe nga Greqia me mjete zjarrfikëse e gjithashtu ndërhyrja është mundësuar edhe nga ajri nga bashkia greke e Prespës.

Drejt zonës së Prespës janë nisur forcat e armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb