Është shënuar një tjetër viktimë në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik. Raportohet se një pushues i moshës 75-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 75-vjeçari G. H. është nxjerrë i pajetë nga uji, ndërsa policia bën me dije se dyshohet që i moshuari të ketë pësuar arrest kardiak.

Kjo është viktima e dytë brenda 24 orëve në plazhin e Durrësit, pasi mëngjesin e sotëm u nxor i pajetë nga ky plazh 31-vjeçari Doland Molla, i zhdukur mesditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2019, rreth orës 09:30, në lagjen Nr.13,Durrës,  shtetasi G.H., rreth 75 vjeç, banues në Tiranë, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen dyshohet arrest kardiak.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: