Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes. Pas aksidentimit të babë e bir në Divjakë, me pasojë vdekjen e 75-vjeçarit, një tjetër viktimë është shënuar në Golem.

Policia e Tiranës sqaron se një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë në rrugën kryesore. Ndërkohë, “BalkanWeb” mëson se viktimë ka mbetur 38-vjeçarja Brunilda Shyti.

Viktima shoqërohej me burrin, vjerrën dhe djalin 10 vjeç. Kur po kalonte rrugën Brunilda Shyti mbante në duar një valixhe me rroba.

Ky aksident mund të kishte pasur pasoja tragjike, nëse e gjithë familja mund të kishte tentuar për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.

Informacion Paraprak

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit eshte shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb