Zelanda e Re regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi pas më shumë se tre muajsh, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Viktima ishte një 50-vjeçar që bënte pjesë në një vatër epidemike të shfaqur në muajin gusht në Auckland”, sipas një komunikate të ministrisë, e cila, që prej 24 majit nuk kishte regjistruar asnjë të vdekur nga COVID-19.

Që prej fillimit të epidemisë në vend, koronavirusi i ri ka shkaktuar në total 23 të vdekur.

“Unë e njoh ankthin që mund të përjetojë popullit i Zelandës së Re si rezultat i këtij lajmi,” theksoi drejtoresha e përgjithshme e Shëndetit Ashley Bloomfield në një deklaratë.

Ky grupim i rasteve COVID-19 u shfaq më 12 gusht në një familje me katër veta, duke i dhënë fund një serie prej 102 ditësh pa asnjë kontaminim lokal.

Që prej asaj kohe, kjo vatër epidemike vetëm është rritur duke arritur në 152 persona bartës të koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb