Frank De Boer nuk është më trajneri i Holandës. Vendimi është marrë nga vetë trajneri holandez, i cili nuk arritur objektivin minimal të vendosur me Federatën për Europianin, që ishin çerekfinalet:

“Kam vendosur të mos vazhdoj më si trajner i kombëtares. Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë”, ka thënë De Boer.

“Kur më është ofruar vendi i trajneri të kombëtares në vitin 2020, kam menduar se ishte një nder dhe një sfidë, por isha edhe i vetëdijshëm për presionin që do të kisha patur nga ai moment e në vazhdim”, – ka shtuar trajneri.

“Ky presion po rritet dhe kjo nuk është më një situatë e shëndetshme për mua, as për skuadrën në pritje të Botërorit. Dua t’i falënderoj të gjithë, natyrisht tifozët dhe lojtarët” – përfundoi De Boer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb