PASKUQAN

Policia bën me dije se Eredet Çapoku e ka qëlluar me shkop druri kunatën e tij dhe Enkeleda Çapoku ka ndërruar jetë prej plagëve. Viktima e ka denoncuar para 6 muajsh në komisariatin e Kamzës pikërisht të kunatin, Eredet Çapokun dhe Policia i ka komunikuar këtij të fundit të qëndrojë larg Enkeleda Çapokut. 35- vjeçarja prej asaj kohe ka qenë me urdhër mbrojtje.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autori ishte një person problematik në zonën e Paskuqanit dhe përdorues i alkoolit. Ai ishte përfshirë shpesh në zënka me persona të ndryshëm.

Kanë qenë të afërmit të cilët kanë njoftuar Policinë për vrasjen dhe i kanë treguar detajet. Fill pas kësaj Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes Eredet Çapokun.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion Paraprak.

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb