Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Tiranë, teksa Marjus Dema ka ekzekutuar me armë zjarri Mehmet Qemën.

Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ka folur me autorin e dyshuar të ngjarjes, pasi ai ishte tashmë në kërkim nga policia.

“Vrasja e të riut në Tiiranë ndodhi mbrëmë dhe autori më shkroi në rrjetin social. Më tha se quhem Marjus Dema,  u shpreh se është në kërkim policor, tha se kam vrarë shokun, por e kam bërë pa dashje. Dema thoshte se viktimën e kishte vëlla dhe deklaronte se gjithçka nisi si lojë, duke hedhur akuza se përgjegjës për vdekjen ishin bluzat e bardha. Ai pretendon se miqtë e kanë çuar në fillim te QSUT, pastaj është dërguar tek Trauma.Sipas tij, kjo vonesë, ka shkakuar vdekjen.

Autori ishte i tronditur. Më tha se armën e gjeta. Ndërsa, sot ka thënë se armën e zjarrit në tavolinë e solli viktima. Në vendngjarje kanë qenë në total shtatë të rinj, ku vetëm njëri është vetëdorëzuar, një nga pesë individët që kërkohen. Hetuesit do zbulojnë se kush solli armën në tavolinë. Ambjenti i lokalit ku ndodhi vrasja ishte marrë me qira nga Dema. Aty janë gjetur server të dyshimta, mund të përdoren për monedha elektronike, andaj policia e grupi hetimor po heton. Banorët kanë menduar se ishin fishekzjarre, por më vonë kanë kuptuar se ishte vrasje. Dema akuzohet për vrasje me dashje”, deklaroi gazetarja Bezat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb