HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban shprehu haptazi mbështetjen e tij për Donald Trump për presidencialet amerikane, si alternativa më e mirë sipas tij për Evropën sesa kundërshtarja e tij Hillary Clinton.

“Në mesin e alternativave të mundshme, kjo është zgjidhja e duhur si për Evropën ashtu edhe për Hungarinë”, deklaroi Viktor Orban gjatë një fjalimi në Baile Tusnad, në Rumani transmetuar nga televizioni hungarez.

“Trump ka paraqitur propozime për të parandaluar terrorizmin, në këndvështrimin e një evropiani nuk do të mund të isha shprehur më qartë”, deklaroi kryeministri konservator.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: