SHBA- Rezidenca verore e Presidentit amerikan Donald Trump në Florida ka dalë të jetë shumë e vogël për delegacionin kinez, që kryesohet nga Presidenti kinez Xi Jinping.  Vila në Mar-a-lago, të cilën Trump e quan ‘Shtëpia e Bardhë verore’, deri më tani ka strehuar edhe delegacionin e Japonisë, por duket se për kinezët, vila gjigante ka qenë shumë e vogël. Siç u tha gazetarëve Sean Spicer, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, kinezët u detyruan të kërkonin dhoma për të fjetur nëpër hotele aty afër, pas vila e Trump nuk i zuri të gjithë. Takimi mes dy Presidentëve të dy ekonomive më të fuqishme në botë është mbajtur më 6 dhe 7 prill, dhe aty janë diskutuar disa çështje të interesit të përbashët mes Amerikës dhe Kinës.

1051984930

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb