Emisioni “Vila24” ka nisur sezonin me një koncept të ri. Shikuesit tashmë do zgjohen me imazhin e moderatores Brunilda Lahe e cila sjell një sërë rubrikash të këndshme. Mëngjeset në TV “News24” do kenë një tjetër ritëm përmes surprizave që mbeten për t’u zbuluar nga java në javë. Gatimi do vijojë të zërë një hapësirë të konsiderueshme duke e parë kuzhinën e zonjës Ida (Eneida Çakërri) si një pjesë të tryezës së çdo shqiptari.

Menjëherë pas siglës hapëse ra sy edhe skenografia e re, me plot gjallëri e ftuese për të ndejkur çdo minutë të këtij transmetimi që TV “News24” gjithmonë e kthen në një sigël suksesi të pandarë për ekranet tona duke na shoqëruar me produksionet më të suksesshme. Një shtëpi në stilin indonezian ka qenë gjetja e parë e këtij mëngjesi ku Lahe ka mundur të filmojë detaje më një shije shumë të kultivuar arredimi, ndërsa më pas në studio, personazhi i parë i intervistuar për këtë sezon ishte moderatorja Jonida Shehu e cila preku me rrëfimin për humbjen e nënës, ndërsa biseda u fokusua edhe tek preferenca për kafenë, si “qendra” e rubrikës “A je për një kafe”. Transmetimi i “Vila24” vjen nga e hëna në të premte në TV “News24”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: