Nuk kishte ndonjë dyshim, gjithsesi: Universal Pictures do të xhirojë serinë e tetë të Fast and Furious dhe filmi do të shfaqet në kinema në pranverë të 2017-ës.

Vin Diesel u ngjit dje në skenën e CinemaCon për të falënderuar 4000 kinematë që shfaqën filmin Fast and Furious 7 dhe iu tregoi datën ekzakte se kur do të shfaqet seria tjetër: Furios 8 do të jetë i juaji për ta ndarë me të gjithë botën më 14 prill 2017.

Diesel rikujtoi se para dy vitesh kishte qenë me “vëllain e tij Pablo” (Paul Walker) në skenën e CinemaCon për të konfirmuar nisjen e xhirimeve të Furious 7.

“Ka diçka që e keni bërë ju të gjithë,” u tha ai të pranishmëve. “Për mua, personalisht, ju të gjithë më keni dhënë kaq shumë besueshmëri. Shumë dashuri. Ju më bëtë të ndihesha sikur ne mund të bënim historinë me Furious 7. Ju keni qenë besnikë deri tani…Ju betohem juve dhe vëllait tim atje lart se ne do të bëjmë filmin më të bukur që mund të keni parë ndonjëherë” u shpreh Vin Diesel.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: