SHBA

Një tjetër tragjedi në “Fast & Furious”. Pas vdekjes së protagonistit Paul Walker në vitin 2013 për shkak të një aksidenti me makinë, ditën e djeshme gjatë xhirimeve të filmit të ri, bublanti i Vin Diesel Joe Watts ka rënë nga një lartësi 9 metra dhe ka përfunduar në koma.

Joe Watts u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shkruan The Sun. Ekipi i xhirimeve ka shprehur keqardhjen dhe thuhet se Diesel ka shpërthyer në lot kur e ka parë dublantin e tij në atë gjendje. Joe Watts është i njohur në Hollyëood, pasi rolet e tij si dublant janë të shumta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndëkohë e dashura e tij Tilly Powell, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjëndja e tij është kritike dhe se ka kaluar natën nën monitorimin e mjekëve. Ajo shkruan se e do shumë dhe zemra e saj është e shkatërruar .
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb