Personazhet e njohur tërheqin vëmendjen e publikut jo vetëm me punët e tyre artistike, por edhe me jetën e tyre personale. Për të gjitha fanset që ishin kureshtare se çfarë ndodh me jetën private të Vin Velit, ai dha një lajm shumë të bukur te Ola.

DJ tha se prej dy vjetësh ndodhet në një marrëdhënie, por partnerja e tij nuk ka dëshirë të bëhet publike, pasi nuk i përket fushës së artit apo medias. Ai tregoi se ajo është pjesë e juridikut dhe për momentin nuk jetojnë bashkë, por që ai shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë.

Shumë premtime iu deshën DJ të jepte në studion Olës… Stefi përpara se të performonte me të vëllanë këngën “Për ty” i kërkoi Velit ta dëgjonte, pasi ai kishte menduar të realizonin një bashkëpunim së bashku në të ardhmen. Stefi tha se kënga “Për ty” ka një ritëm të brendshëm që mund të përpunohej. Vin Veli pasi e dëgjoi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar dhe tha se tanimë ritmikisht e ka në mendje.

Foto të shumta me miq të mirë dhe të rëndësishëm për DJ u shfaqën herë pas here në studio. Dhe në fund mbrëmja u mbyll sërish nën tingujt e muzikës që di të përzgjedhë vetëm DJ Veli, një atmosferë e rrallë që Ola si një DJ e vërtetë, e shijoi pafund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb