SHBA

Katër vetë vdiqën dhe tre u plagosën kur një vinç ndërtimi u rrëzua në kampusin e ri të Google në Seattle, duke dëmtuar 4 makina. Viktimat janë një grua dhe tre burra.

Viktimat si rrjedhojë e rënies së vinçit ishin në kampus dhe brenda nëpër makina. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta.  Një nënë 25-vjeçare dhe vajza e saj 4 muajsh ishin në një nga makinat e shkatërruara nga vinçi, por të dy arritën të shpëtonin me vetëm lëndime të lehta.

Një person i katërt i plagosur mori mjekim në spital.  Me Amazon dhe kompanitë e tjera të teknologjisë që rrisin investimet në Seattle, qyteti në muajt e fundit ka shumë vinça.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb