Real Madrid do përballet me Frankfurt me 10 gusht, në kuadër të Superkupës së Europës.  Për kanalet e UEFA-së në rrjetet sociale, ka folur Vinicius, sulmuesi i madrilenëve, i cili jep mendimin e tij për takimin. Ai ka besim se Los Blancos do ia dalin të korrin sukses, pasi e kanë në ADN e klubin.

“Është thelbësore të jesh në gjendje të fitosh sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, veçanërisht kur bëhet fjalë për tituj kaq të rëndësishëm. Do të shkojmë me gjithë dëshirën që kemi për të fituar titullin e parë të sezonit, sipas ADN-së së klubit. Kemi lojtarë që dinë të përballojnë sfida si Liga e Kampionëve” – Tha ai.

5t

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: